Shkenca dhe teknologjia ka përparuar shumë, por ende njerëzimi nuk i ka dhënë përgjigje përfundimtare pyetjes nëse toka është planeti i vetëm në univers, në të cilin jetojnë gjallesa. Por ka individë dhe organizata të veçanta, që konfirmojnë ekzistencën e të ashtëquajturve, UFO apo alienë.
Mes atyre që e konfirmojnë këtë është edhe Gareth Bale, po po Bale i Tottehnam. Madje ai thotë se e ka parë vetë një të tillë, teksa flet për kanalin e Tottenham në Youtube. “Sigurisht, ka shume teori komploti dhe ka pamje të UFO-ve që janë publikuar nga qeveria e SHBA-ve. Nuk është false, janë publikuar nga qeveria. Di që disa UFO janë me shumë mundësi gjëra sekrete të qeverive, por në realitet një herë kam parë një. Jam i sigurt që po, 100% ka aliene”, tregon Bale.