Këtë të premte qindra besimtarë janë mbledhur për t’u lutur në Katedralen Ngjallja e Krishtit në Tiranë për kremtimin e së “Premtes së Madhe”. Besimtarët të shoqëruar nga familjarët kanë shkuar në Katedrale ku do të mbahet Shërbesa e Vajtimeve.

Ata gjithashtu kanë ndezur qirinjë dhe luten në këtë të “Premte të Madhe” që simbolizon vdekjen e Jezu Krishtit. Gjithashtu në orën 19:30 do të kryhet Dalja e Epitafit nga Katedralja e Ngjalljes së Krishtit, drejt sheshit Skënderbe.

Të Shtunën e Madhe, shërbesa e mbrëmjes nis në orën 23:00 dhe Shërbesa e Ngjalljes nis në orën 23:30, në Katedralen Ngjallja e Krishtit. Besimtarët me pas të Dielën e Pashkës festojnë ringjalljen e Krishtit.