Presidenti turk, Erdogan mbajti një fjalim të shkurtër në inaugurimin e spitalit rajonal të Fierit, ku tha se ky është një tregues i miqësisë pa asnjë interes. Gjatë fjalës që mbajti përmes një video konference, Erdogan tha se “dëshiroj që në gjeografinë e zemrës sonë të shpërndajë shërim për vëllezërit e mi shqiptar”.

“Jam shumë i lumtur që takohemi me ju së bashku, ju përgëzoj dhe për muajin e Ramazanit dhe shpresoj që ky muaj të sjell bereqet. Marrëdhëniet dhe raportet Turqi-Shqipëri janë shumë të mira, ne kemi bërë të mundur përforcimin e marrëdhënieve mes 2 vendeve tona, besoj fort se ne do të thellojmë më tepër bashkëpunimin.

Turqia në mbi 30 vite, ka vazhduar të ofrojë një kontribut të rëndësishëm, pas tërmeteve dhe përgjatë pandemisë së COVID, pa asnjëlloj interesi u përpoqëm që të ishim pranë jush. Uroj që ky spital i miqësisë duke qenë një shenje e rë për miqësinë mes vendeve tona dëshiroj që në gjeografinë e zemrës sonë të shpërndajë shërim për vëllezërit e mi shqiptar, ngushëllime për ato familje që kanë humbur jetën nga COVID dhe uroj shërbim të shpejt për ata që janë të infektuar. Një falenderim të veçantë dua edhe për kompaninë kontraktuese”, tha Erdogan.