Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, ka vijuar me shpërndarjen e kartave të naftës për fermerët, duke u ndalur ditën e sotme në Gjepalaj të Shijakut. Sipas Ekonomit, deri më tani janë 20, 561 fermerë nga i gjithë vendin, që u bënë pjesë e kësaj skeme lehtësuese, nga të cilët deri mw tani janë pajisur me karta 12 % e tyre.

Fermerët pohojnë se kjo skemë ka ndikuar drepërdrejtë në uljen e kostos së prodhimeve bujqësore.

Me mbylljen e aplikimeve në portalin e-albania të fermerëve të regjistruar me NIPT, paralelisht me shpërndarjen e kartave, vijon shqyrtimi i dokumentacionit të vetëdeklaruar në e-albania. Aplikimet u kryen nga fermerë të të gjitha qarqeve të vendit, por numri më i madh i tyre është në qarkun e Korcës, Fierit, Beratit, Elbasanit, Dibrës dhe Tiranës. Tërheqja e kartës bëhet në cdo pikë të Agjencisë së Ekstensionit Bujqësor (AREB) në disa qarqe të vendit. Implementimi i kësaj skeme, krahas të tjerash ka ndikuar pozitivisht në formalizimin e fermerëve, nëpërmjet pajisjes me NIPT.