Një çmenduri mund të quhet ajo që ka ndodhur disa momente më parë në Sheshin “Skënderbej”, në Tiranë. Një i ri, ka çarë kordonët rrethuese të sheshit dhe ka nisur të bëjë manovra të rrezikshme përgjatë hapësirës së saj.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të qytetarëve, ai është neutralizuar dhe ky incident ka përfunduar pa pasoja të rënda. Klodiani nga Tirana, është djali që bëri të mundur qëllimin dhe ndalimin e të riut që ndodhej brenda makinës.Në një rrëfim për “News 24”, i riu i quajtur Klodian, tha se i riu me makinë pasi hyri në shesh tentoi të shtypte njerëzit. Ai tha se në atë momente nuk mendoi për veten e tij, por dëshironte vetëm të mbronte jetën e qytetarëve.
“Jemi për diçka tjetër këtu. Jam 22 vjeç, quhem Klodian nga Tirana ndihem mirë që spat lëndime të mëtejshme, spat diçka më të madhe. Erdhi një makinë e aksidentuar në drejtim të njerëzve, m’u duk si akt terrorist. U frikësuam, ai u vërsul drejt turmës së njerëzve, pasi u ndalua makina u afruam. Ai ndaloi në mes të sheshit, sepse kishte tendat përpara, ktheu makinën, i erdhën disa persona, por nuk e ndalën dot, u vërsul përballë njerëzve. Ai nuk e di ç’po mendonte po mu duke rrezikshme mënyra se si reagova. Jam marrë të gjithë jetën me stërvitjeje. Pasi e neutralizova, ishin qytetarë që e mbajtën dhe hapën dyert, sepse isha ende në xham. Kjo zgjati 1 2 sekonda, ai nuk foli sepse nuk ishte në gjendje pas goditjes që mori”, u shpreh 22-vjeçari”, tha Klodiani.