Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri ka komentuar ditën e sotme në “Breaking” të Top News komentet e presidentit Ilir Meta.
Sa i përket akuzave nga presidenti se PS ka blerë Luan Ramën, ai theksoi se kjo gjë nuk ka ndodhur dhe se ajo që duhet të akuzojë është kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe jo presidenti Meta.
“Unë di që LSI ka një kryetare reale që është Monika Kryemadhi, këto akuza normalisht duhet të vinin nga ajo, nesër mund të më akuzojnë që mund të kem blerë Monika Kryemadhin. Këto problemet duhet ti zgjidhin vetë e më vjen keq që na përfshin neve që jemi në vendin tonë, se akuza e tij është pse na sulmon këtu. Ne jemi zonë që jemi të lidhur me njëri-tjetrin, por ofeza personale nuk bëjmë, ai që fillon i pari dihet që do t’ia kthejmë. C’punë ka ai nga Tirana. Na bën nder, na vjen na përmend emrin, faleminderit shumë. Dua ti them që vlonjatët nuk të ndjekin pas e nuk do të të ndjekin nga pas edhe nesër. I bie që është në pikë të hallit kur akuzon se zëdhënësi është i blerë. Duhet të flisni me të zotët e punës. i bie që ti nuk i beson as bashkëshortes që ndan shtëpinë. Nëse e thotë që jam lider i opozitës do të gjej pozicionin tim për debat”, tha ai.