Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka ndezur polemika për shkak se në një postim, iu referua festës së Pashkëve si një fundjavë e gjatë, duke shmangur përmendjen e emrit të festës katolike. Komentuesit në internet replikuan duke kujtuar se kryeministri Trudeau i përmend shpesh ngjarjet e tjera fetare, por jo Pashkët.

Është fillimi i një fundjave të gjatë dhe unë e di që do të thotë që normalisht do të bashkoheni me të gjithë familjen tuaj për disa ditë argëtimi. Por me rritjen e numrit të rasteve të Covid-19 në të gjithë vendin, të gjithë do të duhet t’i bëjmë gjërat ndryshe edhe këtë vit.– shkroi Trudeau duke shtuar se “festimet e vitit të ardhshëm” do të ishin “më të ndritshme.

Megjithëse mesazhi i Trudeaut mori mijëra pëlqime, shumë përdorues të mediave sociale shpejt e kuptuan se kryeministri kishte shmangur përmendjen e Pashkëve në emër gjatë gjithë deklaratës.

Unë jam që i zhgënjyer që kryeministri ynë kanadez pranon festat e tjera fetare dhe zgjedh të jetë politikisht korrekt në lidhje me ato të krishtera.– shkroi një përdorues i Twitter-it. Ai thekson se Pashkët janë kremtimi më i madh i Krishterë dhe jo vetëm një fundjavë e gjatë.

Të tjerët pyetën pse Trudeau, i cili pretendon të jetë katolik, dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë së tij gjithmonë postojnë për ngjarje të veçanta të kalendarit fetar si Pashkët e çifutëve, Ramazani dhe Viti i Ri Kinez, por kanë një problem me Pashkën, dhe akuzuan Kryeministrin se po u pështyn Në fytyrë të gjithë të krishterëve. Madje kishte edhe nga ata që e kanë quajtur Trudeaun të anti-krishterë.

Ndërkohë të tjerë komentues sugjeruan se mbase Trudeau po e ruante përmendjen e Pashkëve për të Dielën.