Aktori i njohur Bes Kallaku ishte mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin Soiree, në ABC News. Ai foli për vështirësitë dhe sakrificat që ka hasur në fillimet e karrierës së tij. Mes të tjerash, Besi tregoi dhe rrogën e tij të parë. Aktori tha se merrte 300 mijë lekë të vjetra në muaj dhe nga rreth 20 mijë lekë (të vjetra) i shkonte çdo ditë rruga nga Fushë-Kruja për në Tiranë.

“Realisht njerëzit thonë ku i boni ky dhe si u bë ky në kaq pak kohë. Nuk janë pak kohë. Janë 18 vite që unë jam pjesë e jetës publike. Në vitin e parë, në sezonin e parë në Portokalli, ku të gjithë kishin rroga shumë më të mira, unë isha me minatorin dhe gjithë Shqipëria e njihte Gjinin dhe kam marrë 300 mijë lekë në muaj (të vjetra), por ikja, vija prej Fushë-Kruje dhe më shkonte 20 mijë lekë (të vjetra) dita”, tha Besi, duke theksuar se ai do përpiqet që Ajkës të mos i mungojë asgjë dhe të mos i duhet të sakrifikojë siç ai ka bërë në jetë.