Ana Kauri ka qenë gjithmonë një nga personazhet më të përfolur në “Për’puthen”, madje edhe pas daljes së saj nga programi. Pak kohë më parë ajo vendosi ta linte përfundimisht emisionin, pasi u shpreh se nuk e gjente veten me asnjë nga djemtë e programit. Ndërkohë edhe pas daljes nga emisioni ajo ka qenë mjaft aktive në rrjete sociale, për të mos e humbur kontaktin me ndjekësit e saj. Së fundmi ajo ka hapur një temë se cila ka qenë sakrifica më e madhe që ndjekësit e saj kanë bërë ën jetë për të arritur këtu ku janë sot. Mes shumë përgjigjeve, njëri prej tyre që ishte thumbues për Anën i ka tërhequr vëmendjen ish-konkurrentes së “Për’puthen”. “Të paktën nuk jemi futur në Për’puthen, t’i gjejmë qyl gjërat”, i ka shkruar dikush.
Ana i ka kthyer një përgjigje të mirë dhe ka treguar se në fakt asgjë nuk ka fituar qyl nga “Për’puthen”. “Asgjë nuk të jepet qyl sot! Nëse të duket kështu kujto pak riskun e madh që merr në momentin që del në një program si Për’puthen që do komentohesh 24/7 për çdo gjë tënden dhe presionin e madh psikologjik që të krijohet, dhe për më tepër duhet të dish të menaxhosh çdo situatë. Është e lehtë të flasësh për të tjerët,” i është kthyer ajo.