Kostandin Shpataraku ka qenë një piktor i shquar kishtar nga Shpati i Elbasanit dhe realizues i mjaft ikonave mbresëlënëse në kishat më të njohura të vendit tonë dhe jo vetëm. Krijimet e Kostandin Shpatarakut konsiderohen si vazhduese të shkollës së Onufrit ndërsa vetë ai ka pasur veprimtarinë e shtrirë gjatë periudhës 1726 – 1767. Një ndër këtë vepra të realizua me elegancë dhe kujdes në detaje është ikona “Himni Akathist”, transmeton lexo.com.al.
Ikona është pikturuar nga Shpataraku në shekullin e 18-të dhe i dedikohet një himni kushtuar Virgjëreshës Mari, pra nënës së Zotit si e përzgjedhura e tij për të mbartur shpëtimtarin e botës. Ajo ishte destinuar për të zbukuruar ikonostasin e kishës së Virgjëreshës Mari në Manastirin e Ardenicës në Lushnjë./Lexo.com.al/e.c.