Atdhe Xharavina u largua pak javë më parë nga emisioni Përputhen dhe jo vetëm pas sherreve në studio që ndodhën pas një postimi të Elvisit, por mesa duket Atdheu paska gjetur edhe dashurinë jashtë emisionit.
I ftuar ne emisionin Shqipëria live, Atdheu tregoi se ka një vajzë në krah, por ende nuk ka marrë një vendim. Mbase kam dikë jashtë. Do ta them kur të marrim një vendim, tha Atdheu dhe theksoi se nuk është asnjë nga konkurentet apo ish-konkurrentet e Për’puthen.
Sa i përket konkurrenteve, Atdheu tha se vazhdon të ketë marrëdhënie të mira me to.