Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta mesa duket nuk po e mban vendi këto ditë të fundit të zgjedhjeve elektorale në vend, teksa vijon me postimet në rrjete sociale edhe pse sot është heshtje zgjedhore.
Kreu i Shtetit ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve do të hetohen jo vetëm krimet zgjedhore, por edhe ata që nuk i kanë hetuar këto krime zgjedhore apo policore.
“Nesër do të jetë Festa e Demokracisë!”, shkruan Meta.
Shënimi i Ilir Metës
Të dashur qytetarë,
Pas zgjedhjeve nuk do të hetohen vetëm të tëra krimet zgjedhore por në veçanti do të hetohet mos-hetimi i krimeve zgjedhore dhe policore para datës së zgjedhjeve. Asnjë sekondë për të humbur për dekurajimin dhe parandalimin e krimeve të reja.
Nesër do të jetë Festa e Demokracisë!