Ilir Meta nga qyteti i Vlorës ka deklaruar se vendi jonë është cilësuar si problematic përsa i përket zgjedhjeve por e sotmja tregon se ka një ecuri fantastike.
Meta ftoi të gjithë qytetarët të votojnë të lirë pasi kjo është një mundësi e mirë për ecurinë e vendit.
“Kishim lënë këtë takim prej ditësh dhe do vazhdojmë të jemi këtu dhe kudo tjetër ku të jetë e nevojshme nga ky vend i shenjtë, nga Vlora e të gjithë Shqiptarëve.
Ka vetëm një mesazh për të gjithë qytetarët e Shqipërisë, pjesëmarrje, pjesëmarrje, pjesëmarrje që të tregojnë se e kemi kuptuar rëndësinë e votës sonë.
Për të ndërtuar një të ardhme të sigurt në Vlorë. Jemi njohur si vend problematik për standardin e zgjedhjeve ndaj është e domosdoshme që ecuria fantastike e ditës së sotme të jetë kështu deri në fund. I ftoj qytetarët të kryejnë misionin dhe të mos harrojnë që për votën e lirë, shumë shqiptarë kanë vuajtur.
Kjo mundësi është një domosdoshmëri për të ardhmen e Vlorës dhe Shqipërisë. Besoj që pjesëmarrja e lartë në të gjithë vendin do të vijojë dhe këtu në Vlorë, pavarësisht nga vështirësitë që kanë pasur emigrantët.
Ata që vuanin nga pandemia. Vlora i ka të gjitha mundësitë të vazhdojë të japë kontributin e saj në momente historike të vendit.
Qytetarët të shkojnë në mënyrë qytetare dhe të tregojnë bashkëjetesë demokratike. Në fund të këtij procesi duhet të fitojë patjetër Shqipëria.
Europa dhe gjithë shqiptarët në botë i kanë sytë te Shqipëria sot. Të nisim një epokë të re në Shqipëri, të shenjtërimit të votës.
Nuk mundet një qytetar nesër nëse mungon t’i kërkojë llogari parlamentit, qeverisë që do të krijohet apo presidentit të ri që do të zgjidhet nga ky parlament. Vlora ka qenë, është dhe do të jetë edhe më shumë Vlora me të cilën krenohen shqiptarët.
Do të jetë Vlora që në një moment historik do të thotë fjalën e saj. Unë kam shumë besim te Vlora. Unë jam këtu për rëndësinë që ka integriteti i këtij procesi në të gjithë vendin. Të gjithë duhet të jenë pjesë e kësaj dite historike. Sa më e lartë të jetë pjesëmarrja unë jam edhe më shumë reflektuar.
Apeloj optimist, aq më shumë do të shtohen shanset për të çelur negociata. Jemi një popull që kemi që policia dhe prokuroria të hetojë çdo krim zgjedhor që mund të ketë ndodhur deri më tani. Për mua është e rëndësishme të fitojë Shqipëria. I ftoj shqiptarët të jenë pjesë e këtij qëllimi madhor. Shqipëria fiton vetëm duke shkëlqyer sot. Ne prej zgjedhjeve kemi mbetur kaq pas Serbisë dhe Malit të Zi që i kanë çelur negociatat.
Vetëm pjesëmarrja e madhe do të na bëjë të mundur ta çelim rrugën tonë drejt Europës dhe të fitojmë edhe kohën e humbur. Ne kemi qenë para tyre. Ne jemi një popull 100% europian”, tha Meta.