Presidenti Ilir Meta duket se nuk do të japë dorëheqjen pavarësisht se premtoi largimin nëse Rama do të fitonte zgjedhjet. Ditën e djeshme presidenti iu drejtua me një mesazh qytetarëve ku në asnjë moment nuk foli për dorëheqjen ndërsa la të nënkuptohej se e pranon rezultatin.

Ai u shpreh se qëllimi për të pasur zgjedhje të qeta dhe paqësore, është arritur. Meta deklaroi se tani është koha për ta mbyllur procesin me qetësi në respektim të ligjit. Sipas tij të gjithë duhet të reflektojnë deri në shtator kur të krijohen institucionet e reja.

Por kjo deklaratë është pasuar nga reagime të ashpra të qytetarëve, të cilët nuk e kanë kursyer Ilir Metën edhe pse në faqen e tij të rrjetit social. Ata kërkojnë që Ilir Meta të largohet urgjent nga detyra.

Meta ndryshe nga herët e tjera që kujdesej qe të ruante vetëm komentet pozitive të tipit “suksese president”, këtë radhë komentet negative si duket kanë qenë të shumta.