Ilir Meta ka sulmuar një ditë më parë sërish ish-deputetin e LSI-së, Shkëlqim Selami.
Sulmi vjen pas një reagimi të këtij të fundit për akuzat e vazhdueshme të Ilir Metës.
Në të thuhet:
“Nuk do doja kurre te meresha me deklarata si kjo, por i detyruar nga nje interviste dje me gazetaret e nje personi qe kam nje ore qe nuk di si t’i drejtohem:
T’i them president nuk me perfaqeson, t’i them zotni prap nuk me vjen ta them se nuk e meriton, t’i them ilir edhe me te vogel prape nuk me vjen per mbare.
Do t’i drejtohem me emrin Agush, se ky eshte emri i tij kur ka lindur dhe ka jetuar ne Çepan, se Ilir e ka ndryshuar kur erdhi ne Tirane.
I dashur Agush e kuptoj hallin tend, ke 6 vjet nuk te ze gjumi, e di qe po e vuan kafazin qe je futur i detyruar, dhe prape aty nuk rri rehat, duke krijuar probleme artificiale dhe kriza te panevojshme.
Ke 6 vjet qe merresh me mua, s’ke lene me prokurori, gjykata e portale te tuat pa perdorur per te me goditur, por prap nuk ja dole dot … dhe per cfare?
Sepse nuk ju binda urdherit tend per te dale kunder Ambasades amerikane dhe BE per reformen ne drejtesi, dhe per te rrezuar Qeverine Rama diten qe do votohej kjo reforme ne Parlament.
I hipe kalit seprapthi Agush… aty u ndane dhe rruget tona pergjithmone.
Sa per mua e di mire ti, qe as shitem, as blihem, sepse kam bindjet e mia per te cilat nuk bej kompromis as me Zotin.
Nuk di cfare te te them, se je bere per te ardhur keq.
Deshtimin tend kerkoje te vetja, jo te mua dhe te koleget e mi qe kane ikur e do te ikin ende.
Nuk eshte faji im Agush qe dhe kur del nga dushi te duket akoma vetja “PIS” ne pasqyre.
Partine e shkaterrove me duart e tua, me prapaskenat dhe pislleqet qe merreshit si cift, duke i goditur miqte e shoket pas shpine.
Une ne Vlore ta mora LSI me 6 veta dhe me punen time, me ivestimet e mia dhe me ndershmerine time arrita te fitoj gati dy mandate deputeti ne 2013.
Sa per Vloren mos e zere ne goje kurre se nuk te do njeri ketu dhe te shikojne si delja e zeze.
Urrejtja pathologjike qe ka mileti per ty nuk eshte faji im, ke mbetur vetem Agush …. pa miq, pa shoke, pa elektorat dhe kete ti e vuan shume, po shume fare!
Sa per mua, Selam Cimi apo Cim Selami, si te duash ti, ne Vlore kam qene, jam e do te jem i rrethuar nga miq e shoke plot.
Llumi qe derdhet nga goja jote nuk me ben pis as mua dhe asnje koleg timin qe ka ikur nga LSI, prandaj te them qe je bere vetet per te ardhur keq…..”