Sot kontrollorët e Aeroportit të Rinasit kanë braktisur detyrën duke shkaktuar një paralizim të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Ky akt i rëndë që shkel Kodin e Punës dhe që ka penguar mijëra njërez që do lëviznin për punë e për halle, është dënuar fort nga shteti.
Por, në emër të kontrollorëve ka reaguar avokati i tyre, Rezart Kthupi. Por, kush është Rezart Kthupi?
Ne fakt ai është një njeri i afërt me Lulzim Bashën. Gjatë kohës kur Basha drejtonte bashkinë e Tiranës, Rezart Kthupi ka qene drejtor i drejtorisë juridike në UKT Tiranë.