Roland Zajmi, ish-sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, pjesë e Dinamos dhe e Partizanit në Superiore, pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Greqi, ku për herë të parë u bë pjesë e Proodeftiki. I mashtruar shkoi në Greqi dhe firmosi një kontratë nga e cila nuk do të fitonte asnjë dhrahmi, por gjithsesi ia doli ta fitonte betejën e tij.

Zajmi është aktivizuar edhe me Atromitos, Kassandra, Apollon Limassol, Agios Dimitros dhe Pierikos, ndërkohë që nuk mund të kishte veshur edhe fanellën e AEK, nëse drejtuesit e Proodeftiki nuk do të kishte kërkuar një shifër të çmendur për kartonin e tij. 47-vjeçari kurrë nuk kishte folur dhe në intervistën e parë ka zbuluar gjithçka, duke nisur nga fakti se pse nuk fliste për mediat.

“Isha një idiot, por vendimi im e kishte një bazë. Më ftuan të flas në studio televizive, por nuk e dija mirë greqishten dhe më vinte turp. Kurrë nuk kam dalë në TV, as kur luaja futboll. Aq më tepër kur e lashë. Nuk ndihem mirë për këtë, por nuk është në tipin tim. Sigurisht djali tim do t’i them të dalë në TV kur të arrijë në nivelin të flasë, madje edhe pas humbjeve”, është shprehur fillimisht Zajmi në rrëfimin e tij të gjatë për “Gazzetta.gr”.