Ish zedhenesja e Berishes, njeheresh ekspertja e komunikimit, Erla Mëhilli ka komentuar rezultatin e fundit të sonazhit të Euronews Albania dhe MRB për rezultatin e 25 prillit, ku thotë se opozita nuk duhet të mjaftohem me barazim në Tiranë dhe Durrës.

Mëhilli tha se ka një rritje natyrale të opozitës që do të vazhdojë deri në ditën e zgjedhjeve por nga ana tjetër theksoi se opozita nuk po arrin të kalojë mbi Partinë Socialiste.

“Ka një rritje të PD, por ka edhe një rënie të LSI dhe duket se nuk arrijnë ta tejkalojnë PS, e cila ruan fort pozitat e veta.

Opozita duhet patjetër që të përmbysë rezultatin dhe të mos kënaqet me barazim në Tiranë dhe Durrës.

PS mandatin e 7 në Durrës dhe mandatin e 18 në Tiranë e kishte më të mirë çimentuar”, tha ajo.