Zgjimi i hershëm dhe shkuarja me kohë në krevat, e bën njeriun më të shëndetshëm, e po ashtu dhe ngrënia e ushqimit herët, mund të parandalojë diabetin. Sipas një hulumtimi të ri, agjërimi me ndërprerje ose vaktet e hershme, ndikojnë në presionin më të ulët të gjakut dhe zvogëlojnë rezistencën ndaj insulinës.
Njerëzit që hanë mëngjes para orës 8:30 të mëngjesit, kanë shtypje më të ulët të gjakut dhe rezistencë të ulët ndaj insulinës, dhe kjo mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të zhvillimit të diabetit të tipit 2.
Ekspertët nga Universiteti Northwestern në Chicago thonë se njerëzit që hanë herët kanë sheqer më të ulët në gjak dhe rezistencë më të ulët ndaj insulinës, pavarësisht nëse ata kanë kufizuar marrjen e ushqimit në më pak se 10 orë në ditë ose konsumimin e ushqimit e kanë të shpërndarë në më shumë se 13 orë në ditë.
Rezistenca ndaj insulinës shfaqet kur organizmi nuk reagon mirë në insulinën e sekretuar nga pankreasi dhe glukoza hyn më dobët në qeliza. Njerëzit që kanë rezistencë ndaj insulinës janë në rrezik më të lartë për të zhvilluar diabetin tip 2.
Rezistenca ndaj insulinës dhe presioni i lartë i gjakut ndikojnë në metabolizmin, duke e zbërthyer ushqimin në përbërje më të thjeshta, proteina, karbohidrate, sheqerna dhe yndyra. Çrregullimet metabolike, si diabeti, ndodhin kur prishen proceset normale.