Nga Bledi Mane

Ka kohë që avitet këtej nga ne mortja. Mori padrejtësisht një djalë 18 vjeçar e një javë pas tij i çoi në va rr edhe babain. Një nënë e re 22 vjeçe lindi vajzë por nuk ia njohu dot buzëqeshjen së bijës. Mortja e mori nënën e re, vocërraken e la jetime. Në një fshat të Mirditës mortja nuk u ngop vetëm me një ymër por mori me vete nënën, babain, dy djemtë…

Nuk ngopet mortja, avitet fshatrave, qyteteve, shtëpi më shtëpi dhe spërkat miletin me gulçin e covidit. Deri tani ka mbyllur sytë e 20 mesuesve, 60 mjekëve, qindra grave e burrave. Ka mpirë ekonominë, ka tulatur njerëzimin dhe kërkon që mënxyra e pandemisë të vazhdojë pafund e të sosë çdo jetë. Mirëpo ndryshe nga gjithë dynjaja, këtu tek ne mortja nuk është e vetme. Ka ortakë, ka kolegë, ka aksionerë. Me mortjen para dhe ata pas janë dyndyr skutave dhe rrugicave duke panikosur individin e duke e yshtur të mos vaksinohet e të përpëliten sa më shpejt nga mortja. Janë tre dhe mortja katër, të katërt të zinj në çehre e në psikozë, në dëshirë e në vullnet. Për mortjen klasike nuk habitemi por drama më trishton për ata të tre, mortjet lokale.

Saliu, Tritani, Petriti me profesion mjekë dhe as më shumë e as më pak por në moshë të tretë të tre.

77 vjeç mortja e parë, 72 mortja e dytë, 63 mortja e parafundit. Tre mortjet arnautase jane 212 vjeç së bashku, 2 shekuj ymër e eksperienca pune por nuk janë pjekur e as pastruar por të kastruar përgjojnë sa shqiptarë v de sin e sa shqiptarë nuk vaksinohen, sa shqiptarë nuk mbushen me frymë e sa shqiptarë lëngojnë. E teksa shkruaj e acarohem me këta mysybetër që mushkëritë e robit i shohin si kuti votimi, më vjen tu ulëras grave që kanë në shtëpi. Si mund ta zërë gjumi Liri Berishën në krevat me një burrë që si ma njak Liqeni përgjon te dera e m or g ut? Si mund t’ia puthë gojën Aida Shehu burrit të saj mjek që nga ajo gojë nxin fjala dhe mallkimi? Si mundet gruaja e Petrit Vasilit…më falni. Ky mortja e fundit nuk ka pasur kurrë grua në krah ndaj vjell e nxin e vjell çdo ditë derisa e vjella ti derdhet mbi surrat si bumerang!