Edhe pse shumë prej jush nuk duan ta pranojnë, pasqyra nuk ju gënjen dot: pikat e zeza gjenden kudo në fytyrën tuaj, në ballë, në hundë, në mjekër e mbi buzë, dhe duket sikur çdo gjë që bëni është e kotë pasi nuk zhduken kurrë plotësisht. Trajtimi me avull mund të jetë një zgjidhje provizore, por kur mendoni që gjatë tij shumë estetistë zgjedhin të shtypin me duar pikat e zeza ndoshta duhet ta mendoni edhe një herë të dytë këtë ide.
Para së gjithash duhet të dini përse krijohen ato: pikat e zeza shfaqen në fytyrë kur qelizat e vdekura të lëkurës dhe sebumi i akumuluar në poret e saj, bashkëveprojnë me oksigjenin në ajër duke formuar kështu disa pika karakteristike me ngjyrë të errët. Në artikullin e mëposhtëm Living do ju tregojë një mënyrë shumë interesante dhe efektive, si dhe pa kurrfarë kostoje që ndihmon në heqjen e tyre.
Përbërësit që ju duhen janë: ujë i filtruar, një peshqir sodë buke, pastë dhëmbësh dhe një furçë e vjetër dhëmbësh me qime të butë.