Një iPhone 11 Pro i pretenduar të ketë logon ‘e gabuar’ është shitur për 2,700 dollar. Fotot e këtij telefoni inteligjent janë shfaqur në një foto në Twitter që tregojnë logon e Apple në pjesën e pasme të iPhone që nuk ishte pozicionuar siç duhet. Postuar në Twitter të premten nga “Internal Archive”, imazhet përshkruajnë pjesën e pasme të një iPhone 11 Pro nga dy këndvështrime.
Defekti është në pozicionimin dhe këndin e logos së Apple, e cila zakonisht qëndron në qendër të panelit në pjesën e pasmei. Në këtë rast, logo është jashtë qendrës dhe anon ma shumë nga ana e djathtë. Duke vlerësuar të jetë një shtypje e gabuar “jashtëzakonisht e rrallë” me një shans “1 në 100 milionë”, pretendohet më tej se pajisja arriti të kalonte përmes proceseve rigoroze të sigurimit të cilësisë të Apple dhe të dërgohet tek një klient. Është e paqartë kur dhe si u shit iPhone i shtypur me një logo gabim për 2,700 dollarë.