Sipas asaj që është raportuar, Andrea Pirlo nuk do të jetë më trajner i Juventusit sezonin tjetër, teksa drejtuesit bardhezi kanë filluar të mendojnë për emrin e ri që do të marrë stolin juventin.

Ëndrra e drejtuesve të Juventusit mbetet trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidane i cili ka kohë që përflitet për të marrë drejtimin e stolit të bardhezinjve, por një transferim i francezit drejt Torinos duket mjaft i vështirë për shkak dhe të kostos së operacionit.Presidenti i Real Madridit u shpreh optimist se Zidane do të qëndrojë, teksa Realit është në garë për fitimin e Ligës së Kampionëve dhe La Liga-s.

Alternativë tjetër mbetet një rikthim i Alegrit pas 3 viteve, por dhe një afrim i italianit do të çonte në shkarkimin e Nedved dhe Paratiçit, pas raporteve jo të mira ndërmjet tyre.

Alternativa e tretë që ka dalë në pah është ajo e Xhenaro Gatuzos. ‘’Rino’’, po bën mjaft mirë me Napolin këtë sezon, por ka pasur oferta dhe nga klube të mëdha dhe është i hapur për një largim nga napoletanët.