Juventus dhe Chelsea po mendojnë të kryejnë një shkëmbim gjatë merkatos së verës dhe lajmi është bërë i ditur nga mediat angleze. Drejtuesit bardhezi dhe ata londinezë janë gati të finalizojnë një shkëmbim Alex Sandro-Emerson Palmieri.
Braziliani i Juventusit duket se është lodhur me qëndrimin në Serie A dhe kërkon të ndryshojë ambient me patjetër. Chelsea e ka ndjekur prej kohësh mbrojtësin dhe tashmë duket se gjithçka është e mundur për të realizuar kalimin e Sandro në “Stamford Bridge”.
Nga ana tjetër, për Emerson Palmierin situata është e kundërt. Mbrojtësi italian po gjen shumë pak hapësira te Chelsea dhe kërkon rikthimin në Serie A, aty ku edhe shkëlqeu me fanellën e Romës. Juventus është gati ta rikthejë dhe nga shkëmbimi i projektuar të dy klubet duken të kënaqura. Tashmë mbetet vetëm konkretizimi i operacionit.