Një tjetër skandal ka tronditur opinionin publik këtë mëngjes të së premtes duke vertetuar edhe një tjeter fushate zgjedhore se LSI nuk i “ndahet” shitblerjes se votës.
Kandidati i saj në Tiranë, Etjon Joka, është filmuar duke shpërndarë tufa me euro për të blerë vota.
Ky i fundit, vetëm dy ditë më parë ishte ftuar në studion e “Opinion” teksa u prezantua si “model suksesi” i LSI nga kryetarja Monika Kryemadhi.(kliko këtu)
Ai renditet i 22 në Tiranë dhe në fjalën e tij shfaqej shumë i sigurt për fitimin e mandatit dhe pamjet e sotme duket se e tregojnë nga buronte kjo siguri. Me poshtë sjellim dhe pamjet ku kandidati i kapur në flagrancë bën pazaret hapur në rrugë.