Kandidatja e PS në qarkun e Kukësi, Gerta Duraku gjatë paradites së sotme ka zhvilluar takime me banorët e fshatit Kolsh dhe Mamëz.

Kandidatja është shprehur se ndjen një përgjegjësi të madhe për t’i përfaqësuar ata në Parlamentin e Shqipërisë, duke qenë se pas 30 vjetësh, kryesuese e listës është një grua dhe për më tepër kuksiane.

Ajo foli për punët e shumta që po behën në qytetin e Kukësit por dhe në njësi administrative, ndërkohë që prezantoi para banoreve edhe plan veprimin për 4 vitet e ardhshme.

Ne njësinë Kolsh ashtu si dhe në të gjithë vendin, mandati i tretë qeverisës, parashikon rikonstruksion të shkollave, rehabilitim të rrugëve neper njësi, mbështetje për bujqësinë, fermerët, ujë të pijshëm.

Ndërsa drejtuesi politik i qarkut, Safet Gjici, kërkoi mbështetje me votë për Partinë Socialiste, pasi vetëm kështu, banorët e Kolshit e të gjithë Kukësit, votojnë për të ardhmen e tyre.

Gjici ne fjalën e tij u ndal tek punët e shumta që po behën sot në Kukës, ku prej 30 vitesh, nuk ishte punuar dhe vene dorë në projekte të cilat sot po marrin formë. Drejtuesi Politik, tha se qarku i Kukësit ne zgjedhjet e 25 prillit do te nxjerr dy deputet, pasi vetëm kështu Kukësi, Tropoja e Hasi, do të kenë më shumë investime dhe shërbime për qytetarët.

Gjatë takimit në fshatin Mamëz, Duraku i kërkoi votën banorëve, në mënyrë që të bëhet zëri, veshi dhe mbështetja e tyre në çdo hall.

“Me besoni votën më 25 Prill, qe pas asaj dite te jem unë zëri, veshi, dhe mbështetja juaj për çdo hall qe ka fshati juaj”, kështu deklaroi para banoreve ne fshatin Mamez, kandidatja e Partise Socialsite Gerta Duraku.

Duraku gjatë bisedimit u ndal edhe tek ndërtimi i spitalit rajonal, ku tha se me vënien në punë si dhe me stafin mjekësor që ka sot spitali, banoret e qarkut te Kukësit, i kanë më pranë shërbimet, të cilat do ju ofrohen me kushte bashkëkohore.

Kandidatja e PS me tej shtoj, se ka akoma shume pune për tu bere në Mamëz e kudo. Gjatë 4 viteve te ardhshme qeveria ka në programin e saj mbështetje për bujqësinë, rehabilitim të rrugëve, rritje pagash, taksa zero, tha para banoreve kandidatja e Partisë Socialiste.

Në Kolsh dhe Mamëz diskutuam me banorët planin e veprimit në mandatin e tretë të Partisë Socialiste dhe Edi Ramës….

Posted by Gerta Duraku on E premte, 2 April 2021