Pas intervistës së Ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Tiranë Yuri Kim mbrëmjen e djeshme, ka reaguar sërish ditën e sotme ambasada e SHBA. Duke sqaruar edhe njëherë se Ambasadorja dhe SHBA nuk mbështet dhe nuk ka asnjë kandidat të preferuar (Mbreme disa media e trajtuan nje fjali te sajen si mbeshtetje per PD) shkruan se me rëndësi janë institucionet dhe procesi zgjedhor.
“Ajo për të cilën vrasim mendjen janë institucionet dhe proceset”- shkruhet në reagimin e ambasadës.
Reagimi i plotë:
“A kemi një kandidat të preferuar? Jo, nuk kemi. Nuk është ky pozicioni i Shteteve të Bashkuara. Ajo për të cilën vrasim mendjen janë institucionet dhe proceset. Dhe, prandaj nuk flas për këtë kandidat apo atë kandidat, këtë apo atë parti, por flas për rëndësinë… …rëndësinë kritike që ka që të sigurohemi që rregullat dhe proceset janë të ndershme, janë transparente, që fusha e lojës është e njëjtë për të gjithë, dhe që rregullat të zbatohen edhe në kohë, që të gjithë të kenë të njëjtat shanse… …Kjo është ajo për të cilën kemi interes”. Lexoni tekstin e plotë të intervistës së Ambasadores së SHBA Yuri Kim me Lutfi Dervishi.