Në Qarkun e Korçës fituese është shpallur PS me 6 mandate ose 60542 vota në total dhe PD ka marrë 5 mandate ose 50479 vota. LSI nuk ka marrë asnjë mandat duke i kaluar PS. Kjo ka barë që këshilltari i Niko Peleshit, Fatjon Hoxhalli thekson se shkrirja e LSI ishte sfidë patriotike.
“Fitorja e zgjedhjeve – sfidë politike. Shkrirja e LSI – sfidë patriotike. Korça e pastër”, shkruan Hoxhalli.
LSI në zgjedhjet e 25 prillit pësoi një rënie mjaft të theksuar krahasuar me 2017. LSI arriti të marrë vetëm 4 mandate nga 19 që mori në 2017.
‘Shkrirja” e LSI ishte edhe qëllimi i PS gjatë gjithë fushatës, ku vetë Kryeministri Edi Rama është shprehur se LSI nuk duhet të ekzistojë si parti pasi është një qelizë kancerogjene për vendin.