Nga Brizida Gjikondi/ Këtu ndahen dy botë, ku njëra i takon Ferrit ! Këtu ndahen dy Shqipëri, ku njëra nuk është e shqiptarve!
Mosndëshkimi i organizatorve politikë të 97’ës dhe 21 Janarit patjetër që për turpin dhe fatin tonë të zi do sillte vazhdimësi, pasi huqi del me shpirtin !
Çka është më e dhimbshmja dhe e tmerrshmja në këto orë histerike ku epshi për pushtet lahet me vëllavrasje janë pozicionimet direkte ose indirekte e disa qënieve me shkollë (sdo guxoja ti quaja intelektualë) në krah të atyre që duan si kurban të pushtetit gjakun e shqiptarve, gjoja nën emrin e demokracisë dhe lirisë …
Këto orë janë vendimtare për ti treguar botës që ne nuk jemi kanibalë që shqyejmë vëllai-vëllain.. dhe ne nuk bëhemi kurban për amnistinë e askujt.
Ne jemi kah perëndimi e asgje e askush s’na e ndal hapin !