Për ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, “blerja e votës është krim” dhe të gjithë ata që do ta bëjnë një gjë të tillë ajo i cilëson kriminelë. Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, Kim paralajmëroi se kushdo që përpiqet të bjelë votën do të ndëshkohet. Nërkaq diplomatja amerikane ndau dhe një mesazh për votuesit shqiptarë. “Ka mjaft boshllëqe dhe mendoj se votuesit shqiptarë janë të mençur. E dinë se kush bën çfarë. Kur kërkoni ndihmën e Shteteve të Bashkuara, ju kemi treguar qartë se kush nuk duhet të jetë në parlament, kush nuk duhet t’ju përfaqësojë. Ky person është dikush të cilit i ndalohet të hyjë në Shtetet e Bashkuara, në të gjithë vendin, nga Sekretari i Shtetit, për korrupsion madhor, ndaj mendoj që kjo ka më shumë peshë se çfarëdo fatura dyqanesh që paguan, çfarëdo fature spitali që ka paguar. Fakti që vjen në dasmën e vajzës tënde nuk do të thotë se është njeri i mirë. Dakord? Ndaj, mendoj se votuesit duhet ta mendojnë këtë. Duhet të vrasin mendjen, kur kriminelët dhe të tjerët vijnë tek ata për t’iu blerë votat… Pse i quaj kriminelë? Sepse përpjekja për të blerë vota është një krim ndaj jeni një kriminel. Nëse përpiqeni të bleni një vote, jeni një kriminel. Për votuesit, duhet të vendosin. Do ta shes pushtetin që kam? Do ta shes dinjitetin? Do ta shes të ardhmen e fëmijëve? Mendoj se përgjigja duhet të jetë: Jo. Nëse dikush s’ka bërë asgjë për ty përveç gjërave të tmerrshme, duke vjedhur nga publiku për 4 vjet apo sado gjatë dhe pastaj para zgjedhjeve vjen dhe paguan faturat e tua ose të jep një iPhone të përdorur, e dini, ju vleni më shumë se kaq. Shqipëria vlen më shumë se aq. Fëmijët e Shqipërisë vlejnë më shumë se aq prandaj ky është një çast i vërtetë. Mos e merrni lehtë; mos shisni votën; mos u përpiqni të bleni një vote dhe nëse e bleni, duhet të shkoni në burg dhe shpresoj se prokurorët kudo në vend do t’i marrin detyrat e tyre seriozisht. E di që ka shumë ankesa nga zgjedhjet e fundit, që njerëzit që qartësisht kryen krime nuk u ndoqën penalisht. Nuk mendoj se duhet të ndodhë edhe këtë herë. Kjo është një situatë ku mendoj se njerëzit kanë të drejtë të jenë të inatosur; kanë të drejtë të jenë të pakënaqur; dhe kanë të drejtë të kërkojnë drejtësi dhe të kërkojnë llogari”, tha Kim në “Përballë”.
Kim: Politikanët që blejnë vota janë kriminelë, duhet të shkojnë në burg
‘Luan gjithnjë vetëm’/Leao shfryn kundër Pulisic dhe Allegri i jep të drejtë
E vetmja notë pozitive që Milani mori nga ndeshja e humbur me Lazion ishte sqarimi mes Christian Pulisic dhe Rafael Leaos. Portugezi në mbrëmjen...
Berisha refuzoi rezolutën për Iranin në Kuvend, ‘flirt’ me ajatollahët?!
Nga Jakin Marena/
Argumenti që zgjodhi kreu i PD-së, Sali Berisha, për të justifikuar bojkotin e Kuvendit dhe refuzimin e votimit pro për rezolutën që...
Heqja e masave të BE për Kosovën/ Spiropali: Lajm i mirë! Kur ka maturim,...
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Elisa Spiropali është shprehur se heqja e masave të BE ndaj Kosovës është konfirmim i vendosmërisë dhe tregon se...
“E dija që do të ndodhte kështu”/ Eliminimi i Gimbos, Selin përlotet në dhomën...
Pas televotimit të hapur ditën e shtunë, ku ndodhej në një nominim ‘kokë më kokë’ me Brikenë, DJ Gimbo la përfundimisht shtëpinë e Big...
Raporti i Inteligjencës amerikane: Shqipëria mbetet objektiv i sulmeve kibernetike nga Irani
Raporti vjetor i Inteligjencës amerikane për vitin 2026 ngre sërish alarmin për kërcënimet në rritje në hapësirën kibernetike globale, duke theksuar se shtete si...
Salianji takim me intelektualët në Tiranë: Shqipëria me sistem të deformuar politik, fajtore e...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, zhvilloi sot një takim me intelektualë në kryeqytet, ku u diskutuan problematika që lidhen me zhvillimet politike dhe...
Zbulohet emri i parë, Alesia Balliu shpall kandidaturën për kryetare: Fund një modeli dhe...
Në një moment kritik për Partinë Demokratike, Alesia Balliu shpall kandidaturën e saj për drejtimin e saj përballë Sali Berishës.
Në një reagim, ajo ngre...
‘Neni Basha duhet të ishte neni i dështakëve’- Anri Bala kritika të forta Berishës...
Analisti Anri Bala bëri kritika të forta ndaj kryedemokratit Sali Berisha dhe kupolës drejtuese të PD-së, lidhur me rezultatet e arritura në zgjedhje.
Në emisionin...
Ndeshja nda Polonisë/ Interesim i jashtëzakonshëm për Kombëtaren, mbi 10 mijë kërkesa për bileta
Interesi i tifozëve shqiptarë për ndeshjen ndaj Polonisë ka qenë i menjëhershëm dhe në nivele shumë të larta. Në më pak se 24 orë...
Irani kërcënon vendet petrokimike në Arabinë Saudite, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe
Garda Revolucionare e Iranit ka lëshuar një paralajmërim për evakuim nga uzinat petrokimike në Arabinë Saudite, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, raportoi të...




















