Aventura e Ronald Koeman në stolin e Barcelonës nuk ka qenë shumë pozitive por blaugranët janë ende në garë në La Liga dhe në finalen e Kupës së Mbretit. Trajneri i Barcelonës e ka parë veten në pozita jo komode gjatë konferencave për shtyp, shpesh është pyetur për të ardhmen e tij, ky fakt me sa duke ka bezdisur jo pak holandezin:
“Është e çuditshme, më duhet shpesh ti përgjigjem pyetjeve në lidhje me të ardhmen time. Sa herë humbas një ndeshje më pyesni për të ardhmen. Nuk jam dakord me këtë por më duhet ta pranojë. Unë mendoj vetëm të bëj punën time, kam ende një vit kontratë me Barcelonën dhe për mua është një kënaqësi e madhe të jem këtu. E di se çfarë mund të ndodh nëse fitoj edhe nëse humbas”, u shpreh Koeman në konferencë për shtyp përpara finales kundër Athletic Bilbao.