Larg shkëlqimit dhe ceremonive të zakonshme për marrjen e detyrës së re, ka nisur ceremonia zyrtare e dorëzimit të detyrës së presidentit të Kosovës. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka parakaluar pranë gardës së Forcës së Sigurisë së Kosovës së bashku me krye parlamentarin Glauk Konjfuca.

Në ceremoni janë të pranishëm edhe ambasadorë të disa vendeve, kryeministri Albin Kurti dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, përfshirë këtu zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci dhe burri i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu së bashku me dy vajzat binjake të çiftit.

Gjatë ditës janë paraparë janë paralajmëruar disa aktivitete të Osmanit, përfshirë këtu edhe homazhe në varret e dëshmorëve dhe varrin e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.