Kryeministri Edi Rama është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open në Top Channel.
Në lidhje me kritikat dhe satirën e përdorur gjatë fushatës ndaj opozitës ai shprehet se po flet aq sa duhet e sidomos në kohë fushate.
“Fakti që jam vetëm është gënjeshtër e 1 prillit. Kundërshtari nuk është shumë i besueshëm merrem aq sa duhet por kjo është çështje gjykimesh të lira e opinionesh. Në ndeshje zgjedhore ka gjëra që ka të bëjë me ty dhe raportin me të ardhmen dhe raportin e kundërshtarit me të ardhmen”, tha Rama.