Gerta Duraku, kandidatja e Partisë Socialiste, takimin e radhës e kishte me banorët e lagjes së re të qytetit të Kukësit. Gjate bashkëbisedimit me to Duraku, u ndal tek investimet e shumta që janë bërë në këto 8 vite, dhe të tjerat që do vijnë gjatë katër viteve të ardhshme.
“Qeveria Rama 3 parashikon investime të mëdha, duke nisur që nga hidrocentrali i skavicës, rritje të pagave, shtrimi i rrugës në lagjen e re, dhe jo vetëm, infrastrukturë në shkollat e qytetit, shtim të degëve profesionale në arsimin e mesëm, vijimin e dyfishimit të ndihmës ekonomike, vende të reja pune për gratë dhe vajzat, mbështetje për të çuar me tej punët artizanale, 24 orë ujë të pijshëm etj”, tha Duraku.
Nisur nga këto, kandidatja e Partisë Socialiste, kërkoi votën banorëve të lagjes së re, duke i siguruar se mandati i tretë do sjellë më shumë punë dhe projekte për qytetin e Kukësit, duke e kthyer në një qytet modern e të këndshëm për këdo që vendos të vizitoj. Duke votuar PS-në dhe numrin 12, Duraku tha se “banorët e lagjes së re, kanë votuar për ndryshimin e lagjes së tyre”.
Ndërsa kryetarja e Partisë Socialiste Kukës Anila Sokoli tha se “angazhimi ynë politik do të përkthehet në punë të vazhdueshme për investime të tjera për këtë lagje e te tjera në të gjithë qytetin e Kukës”.
Sokoli, kërkoi kontributin e të gjithë banorëve, familjarëve, anëtarëve, pasi vetëm kështu u shpreh ajo: “mund te shënjohet ndryshimi për gjithë fëmijët e komunitetin tuaj”. Ajo ftoi të pranishmit që më 25 prill të ndajnë një herë e mirë njerëzit e punës nga ata të gjumit.