Gjatë periudhës së sundimin osman në Shqipëri, shoqëria shqiptare karakterizohej nga një kontrast i madh mes fshatarëve dhe çifligarëve. Lexo.com.al sjell përshkrimin e L.S. Stavrianos të memorieve personale të Ismail Qemalit, si pjesë e të qenit djali i një çifligari:
“Elementet kryesorë në arsimimin e një të riu shqiptar të asaj periudhe ishin kalërimi, të shtënit me armë gjuetia. Në secilin prej katër stinëve më dërgonin të bëja një turne me kalë në brendësi të vendit, i shoqëruar nga dy tutorët e mi, nga shoqërues të rinj të moshës sime, dhe një grup bashkëshoqëruesish. Në këto raste unë vizitoja fshatra të ndryshëm dhe isha mysafir i të shquarve, dhe kishte të gjitha llojet e festave, veçanërisht shfaqja e valleve kombëtare, të cilat formuan një pjesë të edukimit rinor. Në sezonin e gjuetisë, çdo njeri në rrethana të rehatshme në ato ditë mbante një tufë qensh. Gjuetia e lepujve kryhej, veçanërisht me qëllim që të ushtrohej kalërimi. Sporti ynë kryesor me a rmë ishte gjuajtja e rosës së egër dhe drerit.
Një tjetër sport organizohej në muajin maj, kur ne ngjiteshim në male për të kapur thëllëzat me rrjeta…. Grupi im i bashkëshoqëruesve përbëhej nga djem të rinj të shërbimit shtëpiak dhe gjuetarë profesionistë. Nuk kishte asnjë shërbëtor të lartë të paguar. Të rinjtë nga familjet e të shquarve përfshiheshin në shërbimin e kryefamiljarëve në vend në një kapacitet krejt nderi, si pjesë e arsimimit ose praktikës së tyre. Kjo praktikë u mundësonte atyre që të merrnin pjesë në ngjarjet e ditës, të mësonin sjellje dhe edukatë të mirë dhe të njiheshin me çështjet publike… Të gjithë këta të rinj visheshin me kostumin kombëtar të pëlhurë të pasur të qëndisur ose kadife, dhe të a rmatosur me p istoleta dhe j ataganë me argjend, të cilat i mbanin në rripa lëkure të qëndisura. Shumica e tyre posedonin kuajt e tyre me shalë dhe bejlerët në rastet të ndryshme i bënin dhurata me a rmë dhe sende të ngjashme”./Lexo.com.al/e.c.