Austria do të rihapë gradualisht të gjithë sektorët duke nisur nga muaji maj, nga kultura tek sporti, nga gastronomia te turizmi dhe kjo në sajë të vaksinave, njoftoi kancelari austriak, Sebastian Kurz pas një samiti me guvernatorët e landeve.
Kurz u shpreh i kënaqur që një kufizim tjetër ishte shmangur në të gjithë vendin dhe se skenarët e fundit në botë nuk u realizuan. Kancelari austriak e cilësoi situatën epidemiologjike relativisht të qëndrueshme. Rihapja do të bëhet gradualisht dhe do të bazohet tek maskat, tamponët dhe kalimet e gjelbra.
“Në fund të muajit do të vaksinohet të gjithë mësuesit dhe policët”, njoftoi ai.