Lëvizja Socialiste në Integrim ka dorëzuar sot në Gjykatën Administrative të Tiranës një kërkesë për anulimin e vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për vendosjen e karantinës dy-javore për shtetasit shqiptarë që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.
Burimet për lexo.al bëjnë me dije se kjo gjykatë ka rrëzuar kërkesën e LSI duke rikonfirmuar vendimin e Komitetit të Ekspertëve, ku thuhet se për këdo që hyn në Shqipëri nga Greqia apo Maqedonia e Veriut, duhet të karantinohet 14 ditë