Robert Lewandowski mendon se Erling Haaland ka një të ardhme të ndritur. Sulmuesi i Borussia Dortmundit numëron 33 gola në 33 paraqitje këtë edicion dhe ka zgjuar interesimin e gjigantëve evropiane si Reali, City, Barça, United, PSG e shumë të tjerë.
Lewa ka vetëm fjalë të mira për të dytin më të mirë në Bundesligë, pasi ai nuk e lëshon ende pozitën e parë – aktualisht numëron 42 gola në 36 paraqitje në sezonin 2020/21. 32-vjeçari mungoi në Champions League kundër PSG-së dhe Bayerni humbi 2-3 në “Allianz Arena”.
“Haaland është një futbollist i shkëlqyer. Ai është ende shumë i ri dhe ka një potencial të madh. Nëse e sheh në fytyrë, e dallon lehtë urinë e madhe që ka dhe dëshirën për të shënuar gola”, tha Lewandowski. “E ka mundësinë për t’u bërë sulmuesi më i mirë në botë. Por kujdes, jo gjithçka shkon mbarë gjithmonë dhe në futboll nuk ka asgjë të lehtë. Erling po realizon shumë gola, por është akoma i ri”.
“Unë mendoj se është diçka fantastike të kesh një talent të tillë në Bundesligë dhe të përballesh me të. E përsëris, ai është një futbollist që mund të bëhet më i miri. Gjithsesi, unë nuk kam ndërmend t’i hap rrugë dhe t’ia jap stafetën. Jam i lumtur këtu ku jam dhe kam ndërmend të luaj në nivele të larta edhe për disa vite”