Numërimi i votave ka përfunduar në KZAZ 12 në Bashkinë e Lezhës. Nga rezultati vihet re se PS ka marrë 4551 vota ndërsa PD 4074 vota dhe LSI 1089 vota. Përfundimi i procesit të numërimit të votave është shoqëruar me duartrokitje.

Procesi i votimit vijon i qetë, përveç disa debateve të krijuara mes komisionerëve për çështjen e pushimit dhe rifillimit të punës.

Në të gjithë vendin deri më tani PS kryeson me 457,601 vota, e pasuar nga PD-AN me 366,787 vota. LSI deri më tani ka marrë 64,057 vota, kurse PSD 20,735. Nisma Thurje deri më tani ka 5,914 vota. PS ka siguruar 75 mandate deri tani, pasohet nga PD me 57, LSI 5 dhe PSD 3.