Pas humbjes së PD në zgjedhje, ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri thotë se Partia Demokratike duhet të reformohet thellësisht si ideologjikisht ashtu edhe organizativisht.
Ai thekson se Këshilli Kombëtar duhet të udhëheqë një proces zgjedhor për të përfunduar me zgjedhjen e forumeve drejtuese dhe kryetarit të ri.
Mes të tjerash Kulluri nënvizon se Lulzim Basha më së paku të dorëhiqet me dinjitet per t’i hapur rrugën reformit te Partisë Demokratike.
“Te gjithe ata qe mendojne se opozita i humbi zgjedhjet ne 45 ditet e fushates e kane gabim!
Kushdo qe mendon se heqja e Bashes dhe zevendesimi me nje kryetar tjeter e ka gabim po ashtu!
Partia Demokratike duhet te vendose te reformohet thellesisht si ideologjikisht ashtu edhe organizativisht! Nje parti serioze nuk mund te jete edhe liberale edhe social-demokrate edhe konservatore njekohesisht!
Po aq sa nuk mund te jete model qeverisjeje nese nuk perfill anetaresine, strukturat lokale dhe qendrore por funksionon si sekt i kryetarit! Garancia e suksesit jane parimet dhe vlerat!
Perndryshe PD do mbetet spektatore e fitoreve te kundershtarit! Ndaj Keshilli Kombetar duhet te udheheqe nje proces zgjedhor dhe debati politik ne baze per te perfunduar me zgjedhjen e forumeve drejtuese dhe kryetarit te ri!
Dhe po aq e rendesishme eshte miratimi i nje statuti te ri demokatik ku ndarja e pushteteve te garantoje lirine e debatit, konkurencen e hapur dhe autonomine e nevojshme te strukturave lokale!
Kete proces nuk mund ta udheheqe Lulzim Basha qe me se paku te dorehiqet me dinjitet per ti hapur rrugen reformit te Partise Demokratike! Keshilli Kombetar duhet te marre pergjegjesine qe i takon dhe ja ka percaktuar statuti! Partia Demokratike eshte prone e demokrateve dhe aset publik, ndaj duhet te sillet si e tille”, shkruan Kulluri.