Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video të maternitetit të ri të Korçës duke u shprehur se kushtet janë fantastike, ndërkohë që ka shprehur mirënjohjen për ekipin e maternitetit.

“Edhe kushtet në maternitet janë fantastike dhe jam e kënaqur që ekipi këtu është një ndër më të dalluarit që kemi, si kudo në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.

Postimi i ministres Manastirliu: Korçë – Një prej investimeve më të rëndësishme të qeverisjes socialiste për qarkun e Korçës është materniteti i ri Me standard të lartë e cilësi shërbimi të garantuar për nënat e reja dhe të porsalindurit
*Do të vijojmë pa u ndalur me super investimet në maternitetet e Lezhës, Beratit, Kukësit e Tiranës #FëmijëtTëParët