Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në emisionin “Java në RTSH” u pyet nëse është ndeshur me kundërshtarët gjatë fushatës, nëse u janë kryqëzuar aktivitetet.
Manastirliu tha se nuk ka pasur asnje rast dhe e komentoi fushatën e opozitës duke thënë se po rrezikon shëndetin e qytetarëve.

“Personalisht nuk kam pasur rast, ama mund të them këtë që fushata jonë bën një diferencë shumë të madhe më fushatën e opozitës pasi ata nuk po mendojnë aspak për shëndetin e njerëzve. Fushata elektorale pati një impakt në lidhje me rastet e reja. Komiteti Teknik ka bërë thirrje të bëhet respektimi i masave, pasi ka rreziqe.“- tha ministrja.
Në panelin me analistët Prec Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, ministrja u pyet lidhur me pasaportën e vaksinimit ku u shpreh se kjo gjë është akoma një ide, akoma nuk është një vendim.
“Pasaporta e vaksinimit është një ide për të pasur një kartelë më saktë pas ende nuk ka në vendim që kjo është përfundimtare. Deri më sot nuk ka një certifkim i tillë nuk është vendosur, por mund të merret një vërtetim që është bërë vaksina. Ama një vendim i tillë nuk është marrë, por kur të merret vendimi do të jetë shumë i konsultuar”, tha Manastirliu.