Gjatë nënshkrimit të kontratës me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës kryeministri Edi Rama është shprehur se ky moment është më i rëndësishëm se vaksina. Rruga për të nënshkruar kontratën Rama thotë se është më i rëndësishëm se vaksina.
“Ky për mua është një moment shumë më i rëndësishëm se vaksina. Më jep mundësi të buzëqesh pas një përpjekje shumë të gjatë aq të gjatë me pengesa aq të shumta saqë Belinda ne di shumë mirë që në momente të caktuara fillova të them ska mundësi ka një mallkim dikush e ka mallkuar këtë projekt sepse sapo zgjishnim një problem lindte një tjetër. Ka qenë një histori për tu bërë libër historia e rrugës tona për të ardhur deri këtu që në fillim.
Por në fund axha Behgjet e di se kush bën biznes do tja dijë sa është fitimi. Kur gara ishte në process ra virusi, i cili siç e dimë të gjithë mbylli botën dhe sot e gjithë ditën është e qartë nqë industria më e goditur ndër të gjitha industritë e bombarduara është ajo aeroportuale. Dhe në atë moment të interesuarit na çuan kërkesat për ta pezulluar garën. Gara u pezullua për tu hapur pas. Gjatë kësaj periudhe ndodhi bllokimi për të gjitha kompanitë në industrinë aeroportuale, kështu kompanitë smund të angazhoheshin në investime të reja gjë që na la realisht përsëri jashtë procesit dhe mesa duket gjërat ndodhin gjithmonë për 1 arsye. Ska pasur kënaqësi më të madhe kur Belinda më ka thënë se axha Behgjet ka hyrë në garë dhe ka qenë një arsye më shumë për ta falenderuar”, tha Rama.