Pas 10 mijë dozave dhuratë nga Emiratet e Bashkuara, Shqipëria ka finalizuar një marrëveshje të re për blerjen e dozave Sputnik nga kompania “Human Vaçine”. Pak ditë më parë ministrat Manastirliu dhe Ahmetaj u ngarkua nga qeveria me detyrën për të negociuar me autoritetet ruse për blerjen e vaksinës Sputnik.

Në fillim u permend një sasi prej 50 mijë vaksinash ruse, por detajet e marrëveshjes së arritur nuk janë bërë ende të ditura nga qeveria shqiptare e cila këtë të martë miratoi me urgjencë aktin normative për miratimin e marrëveshjes. Këto vaksina do të blihen me paratw e fondit rezervw tw qeverisë.

Vaksina Sputnik është e para e regjistruar në botë dhe financohet nga “Fondi i Investimeve Direkte Ruse” që sqaron në faqen zyrtare se një dozë e saj kushton 10 dollarë. Vaksina ruse është e zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë, Gamaleya dhe është i ndarë në dy doza me 21 ditë distancë.

Sputnik në përbërje ka adenoviruse nga gripi i zakonshëm të kombinuara me proteina të dobësuara Covid, që krijojnë imunitet në trupin e njeriut. Avantazhi i vaksinës ruse është se mund të ruhet në temperatura 2 – 8 gradë Celsius dhe nuk ka nevojë për pajisje të kushtueshme frigoriferike. Revista e famshme “Lancet” e vlerëson efektivitetin e saj në 90% për parandalimin e infektimit nga Covid-19.

Deri më tani janë mbi 20 shtete që kanë administruar dozën Sputnik ku mund të përmenden Argjentina, fqini ynë Mali i Zi dhe së fundmi vendi anëtar i BE, Hungaria, ndërsa ende pritet miratimi i saj nga Agjencia Europiane e Barnave.

Top Channel