Sot Partia Socialiste në Bashkinë Mat është ankuar pranë Komisionit të Administrimit Zgjedhor nr.16 Burrel dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se dega lokale e Partisë Demokratike Mat ka caktuar komisionerë me të kaluar kriminale.|
PS Mat ka evidentuar komisionerë në Lis dhe Frankth, shtetasit Y. Sula dhe K.Lika në Frankth janë dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat për fallsifikim dokumentash dhe dhunë në familje.Nuk është hera e parë që PS Mat ankohet për Partinë Demokratike të këtij rrethi se cakton komisionerë persona problematikë.