Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, është ende i pavendosur për të ardhmen, sipas mediave franceze. Ylli francez është i shumëkërkuar nga klubet më të mëdha evropiane.

Real Madridi dhe Liverpooli janë në mesin e klubeve më të interesuara për Mbappen, të cilit marrëveshja me PSG-në i mbaron në verën e vitit 2022. TF1 raporton se Mbappe ende nuk ka vendosur nëse dëshiron të vazhdojë të qëndrojë në Paris apo të largohet nga Franca. PSG-ja, ndërkohë, është e etur për të mbajtur atë në klub për një kohë të gjatë.