Në Bllacë është përuruar së fundmi një mur përkujtimor, dedikuar qindra mijërave të përn djekurve shqiptarë, të cilët u dë buan nga shtëpitë e tyre stërgjyshore gjatë lu ftës së përgj akshme në Kosovë në 1999. Muri në fjalë është ngritur në ish kampin e refugjatëve në Bllacë afër kufirit me Maqedoninë e Veriut, aty ku 440,000 njerëz gjetën strehë të për ndjekur nga re presioni serb, transmeton lexo.com.al.

Pjesë e mozaikut të shfaqur mbi mur është edhe një figurë emblematike e kësaj lu fte për liri, fotoja e së cilës preku miliona njerëz nëpër botë për kasa phanën që po ndodhte në Kosovë nga forcat serbe. Ajo ishte nëna heroinë Sherife Ljuta e cila në mesin e një marshimi rraskapitës për të shpëtuar jetën së bashku me refugjatë të tjerë, mbarte në krahët e saj foshnjën e vet të cilën po e ushqente me gji./Lexo.com.al/e.c.