Shqipëria ka marrë sasinë e radhës të dozave të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet mekanizmit COVAX. Ditën e sotme kanë mbërritur në Aeroportin e Rinasit 40,800 doza, teksa në ditët në vijim pritet një tjetër sasi prej 250,000 vaksinash.

“Mbërrijnë 40,800 doza të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet instrumentit Covax, teksa presim mbi 250,000 vaksina në ditët në vijim, për të mos e ndalur ritmin e lartë të vaksinimit, derisa çdo qytetar të mbrohet nga virusi i rrezikshëm”, shkruan Rama.