Kryeministri Edi Rama ka fituar sërish betejën për audiencën përballë rivalit të tij, kryedemokratit Lulzim Basha. I ftuar në Opinion, Rama ndiqet dyfish më shumë sesa Basha në Open.
Pamjet e mëposhtme të marra në të njëjtin minut, tregojnë Ramën që kryeson me dyfishin e shikuesve në rrjetet sociale. Kështu, Lulzim Basha po ndiqej tek Eni Vasili nga 20,500 persona. Ndërsa Rama nga 43,500.