Numri i të vaksinuarve në vendin tonë ka arritur shifrën 172 486, ndërsa sot u mbyll dita e gjashtë e vaksinimit masiv.

Sot nisi vaksinimi i gazetarëve, ndërsa do të pasohet nesër me efektivët e policisë. Vetë pak më herët Ministrja Ogerta Manastirliu publikoi shifrat e vaksinimit deri ditën e sotme, ndërkohë kryeministri rama njoftoi sot ardhjen e 23 mijë dozave të tjera Pfizer në javët e ardhshme të muajit Prill.